Gazetari italian zbulon prapaskenën e bujshme/ Interi refuzon një ofertë të “çmendur” për Kristjan Asllanin
Gazetari i njohur italian, Nikolo Shira, ka zbuluar një prapaskenë interesante për sa i përket Kristjan Asllanit. Ai bën me dije se klubi i Interit ka refuzuar një ofertë të majme për mesfushorin shqiptar.
Sipas Nikolo Shirës, oferta e mbërritur në adresën e zikaltërve, ka ardhur nga një ekip i Premier Ligës. Interi duket të jetë i kënaqur me përformancën e Asllanit ditëve të fundit, pavarësisht minutave të paktë që po merr.
Në ndeshjen e parafundit që zhvilloi Interi ndaj Udinezes, Asllani shënoi supergol nga goditja këndore.
Behind The Scenes – #Inter have turned down a rich bid in the last days for Kristjan #Asllani from a #PremierLeague’s club. Inter are satisfied with the midfielder’s growing process. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 25, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"