Gjashtë lojtarë për dy pozicione tek Egnatia, luks në zgjedhje për Edlir Tetovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 16:21

Gjashtë lojtarë për dy pozicione tek Egnatia, luks në zgjedhje për Edlir Tetovën

Frederik Veseli u prezantua sot te Egnatia duke qenë një surprizë e vërtetë në periudhën aktuale. Mbrojtësi që ka mbajtur veshur dhe fanellën kuqezi pritet të aktivizohet në qendër. Luks në zgjedhje tashmë për Edlir Tetovën, që ka gjashtë lojtarë për mbrojtës në qendër.

egnatia

Bëhet fjalë për Malotën, Xhemajlin, Dulys, Alijev, Dukën dhe tashmë Veselin. Vetëm 2 pozicione të lira për skemën 4-3-3 që po përdoret së fundmi, ndërsa mbetet për t’u parë kush do i meritojë.

Nuk përjashtohet ndërkohë mundësia për të parë eksperimente. Po ashtu ekziston mundësia e ndërrimit të skemës, pasi Edlir Tetova nuk ka qenë përherë fanatik i 4-3-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"