Gjenialiteti i futbollistit 21-vjeçar francez, fitoi 2,5 milionë euro vetëm se i tha jo një oferte në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 18:33

Gjenialiteti i futbollistit 21-vjeçar francez, fitoi 2,5 milionë euro vetëm se i tha jo një oferte në merkato

Rajan Sherki mund të cilësohet pa frikë fituesi i vërtetë i merkatos së janarit. Sulmuesi anësor francez, ka fituar 2,5 milionë euro pa bërë asgjë, i ka mjaftuar thjesht të thotë ”jo” para një ofertë.

asdsaddsadsaadsads

Lojtari 21-vjeçar i Olimpik Lionit, në fillimin e merkatos u përmend mes atyre që do të ndryshonin ekip. Zërat në media flitnin për pakënaqësi të tij në projektin e klubit dhe kjo shtyu skuadra të tjera të interesoheshin për futbollistin e talentuar.

Borusia Dortmund bëri gati 22,5 milionë euro dhe ia ofroi Olimpik Lionit, pasi kjo ishte klauzola e largimit të Sherki, e vendosur në kontratë kur e kishte rinovuar atë në verë. Olimpik Lioni ktheu përgjigje negative, duke bërë të qartë se ky kishte qenë vullneti i futbollistit. Por sipas “RMC”, kjo kishte qenë një lëvizje e zgjuar e Sherki për të fituar 2,5 milionë euro e jo një tentativë largimi me ndërrim mendje.

Pikërisht në kontratën e nënshkruar në verë, specifikohej se Sherki do të përfitonte këtë shifër nëse i qëndronte besnik klubit dhe refuzonte kalimin nëse paguhej klauzola. Kështu, atij thjesht i është dashur të ngjallë interesimin e një klubi tjetër e pastaj të thotë “jo” për të përfituar këtë bonus të majmë, pa ndërruar skuadër.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"