Gjermania sfidon në mbrëmje Bosnjë-Hercegovinën, Nagelsman: Futbolli të trajtohet njësoj si NBA dhe NFL

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 9:45

Gjermania sfidon në mbrëmje Bosnjë-Hercegovinën, Nagelsman: Futbolli të trajtohet njësoj si NBA dhe NFL

Numri në rritje i ndeshjeve në shumë gara futbolli që ka shkaktuar diskutime për një grevë të lojtarëve, duhet të çojë në një rishikim të pushimeve në sport tha të enjten trajneri gjerman Julian Nagelsman.

nagelsmann-678x450

Trajneri i “Pancerave”, duke folur përpara ndeshjes që do të zhvillohet të premten, për llogari të Ligës së Kombeve kundër Bosnjë-Hercegovinës, pohoi se pavarësisht thirrjeve për të reduktuar numrin e ndeshjeve, ato ka të ngjarë të rriten në të ardhmen. Formatet e zgjeruara të Ligës së Kampioneve dhe të Kupës së Botës për Klube FIFA, krahas garave të zgjeruara të ekipeve kombëtare, kanë krijuar një numër më të madh lojërash për ekipet dhe lojtarët më të mirë. “Unë kam thënë shpesh se nuk do të ankohem për kalendarin. Shumë ndeshje financojnë këtë sport”, tha Nagelsman në një konferencë për shtyp.

“Duhet të keni një ekuilibër të shëndetshëm. Nuk mendoj se do të ketë më pak ndeshje në të ardhmen. Do të ketë më shumë takime dhe ne duhet të flasim se si të strukturojmë pushimet (ndërmjet garave)”, vijoi ai. Nagelsman vazhdoi se në kompeticionet si liga e basketbollit NBA ose lojtarët e NFL kanë pushime disamujore midis sezoneve, pavarësisht se luajnë mesatarisht më shumë ndeshje sesa shumica e lojtarëve të futbollit.

“Lojtarët e NBA luajnë rreth 85 ndeshje, por më pas kanë një pushim të gjatë. NFL (futbolli amerikan) ka një pushim të gjatë. Ne nuk e kemi atë në futboll. Lojtarët thjesht nuk marrin asnjë pushim”. Futbollistët më të mirë zakonisht janë të zënë në fillim të verës europiane me ekipet e tyre kombëtare dhe tani duhet të përballen me formatin e ri të Kupës së Botës për Klube, që fillon vitin e ardhshëm. FIFA ka mbrojtur kalendarin e saj sipas nevojës, ndërsa presidenti i organit europian UEFA ka thënë se kjo çështje prek vetëm një pakicë lojtarësh.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"