Postuar: Korrik 18, 2024 | 8:28
Gjithçka është e hapur në Ligën e Konferencës, ja kur luajnë Partizani, Tirana dhe Vllaznia
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës.
Partizani, Vllaznia dhe Tirana arritën të merrnin të treja barazime në sfidën e parë dhe gjithçka është e hapur për sot.
Në orën 19:00 Partizani sfidon në transfertë Marsaslok dhe në orën 20:00 Tirana do të presë Torpedon në stadiumin “Elbasan Arena”.
Dueli mes Vllaznisë dhe Valurit do të zhvillohet në orën 20:30.
Tirana-Torpedo dhe Vllaznia-Valur transmetohen direkt në RTSH Sport.
NDESHJET E SOTME
MARSASLOK-PARTIZANI ORA 19:00
TIRANA-TORPEDO ORA 20:00
VLLAZNIA-VALUR ORA 20:30
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"