Gjithçka rreth Kristjan Asllanit, Silvinjo fikson titullarët anti-Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 22:59

Gjithçka rreth Kristjan Asllanit, Silvinjo fikson titullarët anti-Ukrainë

Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme, Kombëtarja vijoi përgatitjet edhe ditën e djeshme në Tiranë për sfidën e parë me Ukrainën.asllani

Edhe pse me disa mungesa si Gjimshiti, Ajeti apo Broja dhe Daku, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një nisje pozitive në këtë edicion. Seanca zgjati rreth 1 orë e 3 minuta dhe braziliani duket se e ka të qartë formacionin që do të zbresë në fushë mbrëmjen e së shtunës. Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve. Edhe pse është ndodhur në një situatë jo normale në ditët e fundit, Duka qëndroi deri në fund të stërvitjes.

FORMACIONI

Mesa duket nuk ka sekrete këtë herë. Silvinjo vendosi në seancën e djeshme edhe 11 titullarët që pritet të zbresin në fushë për të marrë një rezultat pozitiv me Ukrainën. Nisur nga porta do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen: Elseid Hysaj nga e djathta, Kumbulla dhe Ismajli në qendër dhe Mario Mitaj në krahun e majtë. Mesfusha do të formohet nga Ramadani, Asllani dhe Qazim Laçi që mesa duket ka fituar një vend në formacionin e Silvinjos. Ndërsa përpara pritet të jenë nga fillimi: Nedim Bajrami në krahun e majtë, Jasir Asani në krahun tjetër dhe Rei Manaj në qendër. Ky pritet të jetë formacioni startues, ndërsa alternativa për të marrë minuta janë emra si: Myrto Uzuni, Arbër Hoxha, Taulant Seferi apo Medon Berisha.

ETT

KËRKESA E SILVINJOS

Normalisht që qarkullimi i topit ka një rëndësi shumë të madhe për një skuadër. Duke e nisur lojën nga poshtë, ke mundësi që të tërheqësh kundërshtarin në zonën tënde dhe më pas të krijosh përpara hapësirat dhe të godasësh. Një merak i Silvinjos ishte edhe nxjerrja e topit nga dy mbrojtësit e qendrës, Kumbulla dhe Ismajli, të cilët përpara tyre do të kenë Ramadanin, por nuk do të jetë mesfushori ai që do të vijë dhe do të kërkojë topin nga ta, pasi aty është një zonë e rrezikshme dhe një humbje topi do të ishte fatal. Kështu do të jetë Asllani ose Lai ata që do të kërkojnë të marrin topin, për ta kaluar te anësorët e sulmit, ose Ramadanin që do ta kenë përballë dhe me një pasqyrë me të qartë të lojës.53454KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"