“Gjithmonë do të mbetem juventin”, Shezni: Lamtumira është vendim i klubit, doja një fund ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 11:45

“Gjithmonë do të mbetem juventin”, Shezni: Lamtumira është vendim i klubit, doja një fund ndryshe

Vojçeh Shezni rikthehet për të folur për zgjidhjen e kontratës me Juventusin dhe lamtumirën e tij nga futbollin duke treguar tregon sfondin e asaj që ndodhi këtë verë mes tij dhe klubit bardhezi.SHEZNI“Këto shtatë sezone kanë qenë një sfidë e vështirë personale. Kur të qëllon aventurën e jetës dhe bën kaq mirë, është një ndjesi e mrekullueshme” – tha ish-portieri në një intervistë gjatë një podkasti në “YouTube” – “Do të kisha dashur të ndihmoja ekipin sërish këtë vit, por kjo nuk varej nga unë”.

VENDIM I KLUBIT – Shezni e kishte menduar largimin nga futbollit, por vetëm në fund të sezonit 2024-2025. Ja që, vendimi i Juventusit për t’u fokusuar te Di Gregorio e befasoi atë dhe parapriu kohën e një vendim që deri diku ishte marrë. “Nuk e prisja të gjeja veten jashtë projektit, madje as e kisha imagjinuar kurrë. Kam folur shumë sinqerisht me drejtorin sportiv. Arriti në fillim të sezonit të kaluar, kur duhej të diskutonim për rinovimin. U ulëm në një zyrë për tre minuta. I thashë që në fundtë sezonit 2024-25 do të tërhiqem. Më pas nisa të lexoja lajmet nëgazetat që flisnin për negociatat mes klubit dhe Di Gregorios. E respektoj pa fund Di Gregorion.Mund ta imagjinoja një skenarku Perin donte të largohej dheai të ishte i dyti. Pas përfundimit të sezonit të kaluar u bindaqë të qëndroja. E kam dëgjuarlajmin e negociatave me ish-portierin e Monzas, por nuk e prisjatë mbetesha në jashtë projektit.Kur marrëveshja u mbyll atëherëne diskutuam prishjen konsensuale të kontratës. Ishte njëzgjedhje e bërë nga shoqëria, nukisha dakord, por e pranova”,shpjegoi 33-vjeçari.

Pavarësishtofertave të ndryshme, Sheznitnuk i pëlqeu të ndiqte projektetë tjera dhe preferoi të vartedorezat në gozhdë. “Do të kishadashur të bëja edhe një vit meJuventusin, sepse ndjeva se mundtë jepja ende shumë, por pas Juventusit nuk isha gati për sfida tëtjera. Nuk mbaj mëri ndaj askujt.Përkundrazi, e respektoj klubindhe do të mbetem një tifoz i Juventusit”, përfundoi polaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"