Postuar: Shtator 23, 2024 | 22:22
Gjithmonë një alternativë e sigurt për Silvinjon, futbollisti kuqezi “gradohet” kapiten në elitën e futbollit portugez
Enea Mihaj ka fituar mbajtur shirtin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit, që Famalikao luajti në kampionatin portugez. Bëhet fjalë për takimet kundër Gil Vicente dhe Moreirense, të cilat u mbyllën në barazim respektivisht 1-1 dhe 0-0.
Mbrojtësi 26-vjeçar shihet gjithmonë si alternativë e sigurt për Silvinjon te Kombëtarja shqiptare. Dhe pse nuk ka marrë asnjë minutë, ishte pjesë e Euro 2024 dhe dy sfidave të Ligës së Kombeve.
Mihaj është pjesë e Famalikaos, që militon në elitën portugeze, prej verës së vitit 2022. Ndërkohë vlen për t’u theksuar se kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"