Postuar: Tetor 8, 2024 | 15:26
Gjobë nga Milani dhe dënim tjetër nga Federata, kapiteni “masakrohet” pas kartonit të kuq
Kapiteni i Milanit në ndeshjen me Fiorentinën, Teo Hernandez, pati një mbrëmje për t’u harruar në sfidën e humbur me violët. Si të mos mjaftonte penalltia e humbur, mbrojtësi francez mori karton të kuq në fund të sfidës për kritika të ashpra ndaj arbitrit Paireto.
Sot Milani ka vendosur të gjobisë kapitenin e tij. Jo vetëm kaq, por Gjykata Sportive në Seria A ka vendosur të dënojë me 2 takime Teo Hernandez.
Kështu ai do të mungojë në sfidat me Bolonjën dhe Udinezen. Një mësim ky për mbrojtësin 27-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"