Gjyqi i Mançester Sitit, burime nga procesi: Do të ketë vetëm gjobë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2025 | 13:10

Gjyqi i Mançester Sitit, burime nga procesi: Do të ketë vetëm gjobë

Dalin informacionet e para në lidhje me verdiktet e gjyqit të Mançester Sitit dhe 115 akuzat që rëndojnë mbi ta nga Premier Liga për shkelje të rregullave financiare mes viteve 2009 dhe 2018.skysports-man-city-badge_6654999

Me procesin që vazhdon dhe pritet që në pranverë të ketë një vendim, është përfolur se kampionët e Anglisë rrezikojnë nga gjoba, zbritja e pikëve, deri në përjashtimin nga Premier Liga. Siti ka këmbëngulur gjithnjë në pafajësinë e tij dhe një lajm i ri i “The Athletic”, pavarësisht se nuk ka marrë konfirmime, pretendon se në vendimin që pritet në mars, nuk pritet të ketë një përjashtim apo zbritje pikësh, por do të kalohet vetëm me një gjobë.

Raporti detajon se ndërsa vetë Siti ka qenë gjithmonë i sigurt në pafajësi, disa burime nga brenda procesit thanë se dënimi të cilin rrezikojnë kampionët në fuqi të Premier Ligës nuk do të jetë më serioz se një gjobë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"