“Gjyqtari veproi drejt”, Ançeloti pas barazimit me Atletikon: Gjithnjë të vjen keq të pësosh 5 minuta nga fundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 10:15

“Gjyqtari veproi drejt”, Ançeloti pas barazimit me Atletikon: Gjithnjë të vjen keq të pësosh 5 minuta nga fundi

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka folur për mediat pas barazimit në derbi, duke mos e shfaqur zhgënjimin për një dy pikë të lëna. “Los Blancos” kaluan përpara me Militaon, por një gol në fund nga Korrea i hoqi tri pikët dhe mundësinë për t’iu afruar më shumë Barcelonës.

anceloti

INCIDENTET – “Mendoj se ishte një veprim korrekt i arbitrit. Na u desh ta ndalonim lojën për dhjetë minuta. Ne rregulluam disa gjëra në dhomën e zhveshjes. Askujt nuk i pëlqente ta ndalonte lojën, por arbitri veproi drejt dhe saktë”.

BARAZIMI – “Është një barazim ndryshe. Ishim shumë afër ta fitonim ndeshjen, por mund të ndodhë. Kundërshtari është shumë i fortë, kanë shumë burime. Të vjen keq që ndodhi në fund. Asnjëherë nuk të pëlqen të të ikë fitorja nga duart kur je vetëm 5 minuta larg saj. Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk jemi të dëshpëruar për këtë barazim. Një barazim këtu mund të jetë një pikë e mirë për të ardhmen”.

ZËVENDËSIMET – “Nuk pendohem për to, sepse i bëra pasi i pashë lojtarët të lodhur”.

NDESHJET JASHTË – “Janë tri barazime, por unë shoh anën pozitive të tyre. Në fund të fundit kemi mundur t’i marrim një pikë Barcelonës në renditje. Atletiko është një kapitull i mbyllur për ne. Tani duhet të mendojmë për të mërkurën në Champions”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"