Gjyqtarja Rusta mbyll Instagramin: Paragjykohem nga pamja, duhet të fokusohen në profesionalizmin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 15:00

Gjyqtarja Rusta mbyll Instagramin: Paragjykohem nga pamja, duhet të fokusohen në profesionalizmin tim

Gjyqtarja e parë femër ndërkombëtare e Shqipërisë, Emanuela Rusta, është shprehur e zhgënjyer që përmendet si një “gjyqtare seksi” në titujt e mediave, duke lënë në hije arritjet dhe profesionalizmin e saj në fushë. Së fundmi ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve fyese që kishte marrë.545Në një intervistë për AFP, Rusta kritikoi mediat që janë fokusuar në pamjen e saj dhe jo në aftësitë e saj, duke thënë: “Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Arbitri nuk është çështje gjinie, por kompetence. Duhet të luftosh fort që të pranohesh. Për të marrë vendime të mira, duhet të dini rregullat e lojës në mënyrë perfekte, të jeni fizikisht në formë dhe të keni një aftësi të madhe për t’u përqendruar”, shtoi ajo.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"