Gledi Mici kthehet titullar, Bledi Shkëmbi bën gati “kurthin” për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2024 | 8:43

Gledi Mici kthehet titullar, Bledi Shkëmbi bën gati “kurthin” për Vllazninë

Në stërvitjen e fundit në kryeqytet, trajneri Bledi Shkëmbi kristalizoi anti-Vllazninë.tiranaEdhe pse ka pasur disa probleme, me dëmtimet e pezullimet, numri një i stolit të Tiranës, duket se ka vendosur për 11-shen. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të sekondës së fundit, ideja është që Shkëmbi të hedhë nga minuta e parë ekipin e përbërë nga, Selmani, Gjumsi, Dembele, Kola, Mici, Meta, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Xharmuni dhe Prengaj. Rreshtimi mund të ndryshojë edhe në varësi të skemës nëse është 4-3-3 ose 3-5-2.

Me këtë të fundit dhe Micin në lojë, sakrifikohet, Gjumsi. Shqetësime të vogla ka pasur Kola në njërën kofshë. Lojtari dje ishte i fashuar në këmbën e djathtë, pas një shqetësimi që ka pasur. Meta do të jetë në fushën e lojës. Po kështu, edhe Kozi tashmë do të jetë pjesë e skuadrës dhe duket se ka mbyllur “burgimin”. Trajneri ka vendosur të mos bërë eksperimente, duke ndërruar kokë më kokë Ismajlin me Micin.7MUNGESAT – Veç Florjan Përgjonit të dëmtuar, Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"