Gnabri: Të gjithë kërkojnë të mundin Bajernin, dua të qëndroj gjatë këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2024 | 22:50

Gnabri: Të gjithë kërkojnë të mundin Bajernin, dua të qëndroj gjatë këtu

I rrënuar nga lëndimet sezonin e kaluar, me vetëm 764 minuta të luajtura, Serzh Gnabri dëshiron të “hakmerret”.gnabriAnësori i majtë i lindur në 1995 e di që ka shumë konkurrencë në Bajern Mynih dhe me Vinsent Kompani këtë sezon objektivat janë bërë sërish ambicioze dhe për të mos u humbur, veçanërisht nga ana e tij që ka luajtur me fanellën e bavarezëve për gjashtë vjet tani. Kjo është arsyeja pse në një intervistë për revistën e klubit bavarez, ai u pyet se çfarë përfaqëson ADN-ja e Bajernit.

“Unë do ta përshkruaja kështu, ju gjithmonë dëshironi të fitoni, gjithmonë duhet të fitoni, dhe në të njëjtën kohë të gjithë të tjerët duan t’ju mundin. Ju duhet të luftoni vazhdimisht kundër kësaj sepse nuk doni të humbni, pa marrë parasysh pasojat. Unë e kam adoptuar shumë shpejt këtë gjen. Kjo ndodh krejt automatikisht. Kushdo që vjen te Bajerni e kupton shumë shpejt se në stërvitje po fryn një erë tjetër, se ndeshjet trajtohen ndryshe. E shihni, ju dëgjoni dhe jetoni këtë dëshirë për të fituar gjithmonë çdo ditë, pikërisht nga kjo ambicie e veçantë”.

Në çfarë niveli ka arritur nga viti 2018 e deri më sot në Mynih?

“Unë do të thosha se kam arritur në fazën e moshës madhore, në fazën e arsyes. Në çdo kuptim. Dhe kjo ndjehet mirë. Natyrisht, entuziazmi rinor i së shkuarës ishte fantastik. Por çdo gjë në kohën e vet. Vitin tjetër do të jem 30 vjeç, gjë që më bën gjithmonë të mendoj se futbollistët duhet të fillojnë të arsyetojnë për atë që do të ndodhë më pas. Por definitivisht nuk ndihem ende kështu, as sikur të isha 29 vjeç, dua të qëndrojë gjatë”, e mbylli Serzh Gnabri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"