Goditi me grusht fytyrës gjyqtarin, jepet dënim me burg për ish-presidentin e klubit të Superligës turke
Pamjet nga futbolli turk në dhjetorin e vitit 2023 bënë xhiron e botës. Presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koça, godit me grusht gjyqtarin Hamit Umut Meler pas ndeshjes së skuadrës së tij duke nisur një linçim masiv ndaj “xhaketës së zezë” i cili u dhunua edhe nga persona të tjerë.
Rreth një viti pas asaj ngjarje e cila solli pezullimin e kampionatit turk dhe përjashtimin e Koça nga Federata Turke e Futbollit, kanë ardhur edhe dënimet nga drejtësia civile. Ish-presidenti i Ankaragyçy, i cili dha dorëheqjen bashkë me stafin e tij pas asaj ngjarje, është dënuar nga gjykata me 3 vite dhe shtatë muaj burg, i shpallur fajtor për ushtrimin e dhunës fizike me qëllim.
Atij i është dhënë edhe një dënim prej 6 muajsh burg për kërcënime si dhe 5 muaj burg me kusht të pezulluara. Tre persona të tjerë që sulmuan bashkë me të gjyqtarin, u ndëshkuan gjithashtu me burg nga autoritetet turke.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"