Goditi në shenjë me Kalulu në verë, Juventusi kërkon një tjetër futbollist nga Milani. Zbulohen shifrat
Juventusi duket se është gati të bëjë një tjetër lëvizje në merkato për të afruar një futbollist të Milanit. Bardhezinjtë goditën në shenjë me afrimin e Pierr Kalulu në verë, pasi mbrojtësi u bë një element kyç në rreshtimin e Tiago Motës dhe tashmë janë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë me një futbollist tjetër të rivavlëve në kampionat.
Emri i piketuar është ai i Fikajo Tomorit, për të cilin bardhezinjtë janë gati të bëjnë lëvizje që në janar, sidomos nëse largohet Danilo i cili nuk pëlqehet më nga trajneri Tiago Mota. Do të jetë e vështirë, pasi Milani nuk dëshiron të përforcojë edhe më shumë rivalët, siç bëri me Kalulun. Por sipas “Tuttosport”, Juventusi është gati të shpenzojë 20-25 milionë euro dhe kjo mund të shtyjë kuqezinjtë të ndryshojnë mendje.
Propozimi i bardhezinjve nuk është formalizuar ende, por pritet të jetë huazim me detyrim blerje përfundimtare nëse plotësohen disa objektiva të caktuar në këtë sezon. Oferta zyrtare nuk ka mbërritur ende në “Casa Milan”, megjithatë te Juventusi do të nguten, duke parë interesimin në rritje për mbrojtësin nga klubet e Premier Ligës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"