Goditi traversën e Strakoshës, lojtari i Çekisë kërkon falje: Më vjen jashtëzakonisht keq
Vaçlav Jemelka ishte lojtari i cili iu afrua më shumë golit për Çekinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, teksa që në minutat e parë të sfidës goditi traversën e portës së Strakoshës. Mbrojtësi 29-vjeçar ishte i dëshpëruar në fund të sfidës për këtë rast të artë që nuk e shfrytëzoi për të shënuar atë që do kishte qenë goli i tij i parë me përfaqësuesen.
“Më vjen jashtëzakonisht keq. Ne e dinim që një goditje nga këndi apo një goditje dënimi mund ta vendoste ndeshjen. Nuk mund të bëjmë asgjë tani”, tha lojtari pas duelit në të cilin ai u kthye mes titullarëve vetëm për shkak të mungesave të shumta në prapavijë.
“Ne kishim mjaftueshëm stërvitje, unë i njoh djemtë. Nuk kisha asnjë problem gjatë sfidës”, tha futbollisti çek.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"