Gol dhe asist, Bintsuka i bën “presion” trajnerit për formacionin te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 18:12

Gol dhe asist, Bintsuka i bën “presion” trajnerit për formacionin te Partizani

Ndoshta jo në nivelin e vjetshëm, por edhe në këtë sezon Partizani ka mjaft konkurrencë në majën e sulmit dhe trajneri Veselinoviç ka vendosur të sakrifikojë një emër si Bintsuka, i cili vjet ishte sulmuesi më efektiv i ekipit.

Bintsuka

Trajneri i besoi Mba që nga ardhja e tij, por Bintsuka duket se po e vë jo pak në vështirësi 54-vjeçarin për zgjedhjet e tij. Mba mungoi për arsye familjare në ndeshjen me Dinamon dhe u aktivizua Bintsuka si titullar, duke u përgjigjur edhe me gol.

Pavarësisht kësaj, kongolezi ishte zgjedhje e dytë edhe me Laçin. Sulmuesi u aktivizua nga stoli dhe sërish la shenjë edhe në Kurbin, pasi dha asistin e golit të Zekës.

Me këtë ritëm, 22-vjeçari po këmbëngul fort për të zënë vendin e titullarit, pasi po arrin të jetë efektiv në çdo moment që stafi teknik i jep një shans për të luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"