Gol në ndeshjen e parë dhe asist në të dytën, Gripshi kualifikon Astanën në turin tjetër të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2024 | 18:02

Gol në ndeshjen e parë dhe asist në të dytën, Gripshi kualifikon Astanën në turin tjetër të Ligës së Konferencës

Nazmi Gripshi është kthyer menjëherë në protagonistin kryesor në radhët e Astanës, teksa ka ndihmuar skuadrën kazake falë paraqitjeve të tij që të kalojë në turin e tretë të L:igës së Konferencës. Ai kishte një rol qendror në ndeshjet ndaj Milsami të Moldavisë, që i mundësuan ekipit të tij kalimin e turit.

gripshi

Në ndeshjen e parë, që u zhvillua në transfertë, Gripshi ishte ai i cili shënoi një gol spektakolar me “gërshërë” për kazakët në barazimin 1-1 që i dha një avantazh të rëndësishëm psikologjik ekipit të tij për vazhdimësinë e mëtejshme.

Sot, Astana përmbushi me sukses misionin, duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe duke kaluar në turin tjetër të turneut. Gripshi këtë herë ishte ai i cili dha asistin për golin e vetëm të shënuar nga Tomasov, në minutën e 49 të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"