Gol pas 14 vitesh në Champions, Çalhanoglu “kopjon” Shnajderin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 13:57

Gol pas 14 vitesh në Champions, Çalhanoglu “kopjon” Shnajderin

Djaloshi me numrin 10 të bërë tatuazh në krahun e tij nxori nga sirtari një kasetë të fëmijërisë. Ishte koha kur një 20- vjeçar argëtohej pas shtëpisë së tij duke goditur topin për ta futur në vende të caktuara. Stërvitej aq shumë aq sa prindërit i tërhiqnin veshin që të futej në shtëpi më herët, por duket se këmbëngulja e tij ia ka vlejtur.CALHANOGLUSI SHNAJDER- Çalhanoglu është rikthyer të shënojë nga goditja e dënimit pas 4 vitesh, duke kopjuar Uesli Shnajderin. Ky ka qenë interisti i fundit që e ka çuar topin në rrjetë në këtë mënyrë në Ligën e Kampionëve. Goli daton më 6 prillin e vitit 2010 kundër CSKA-së së Moskës. Hakan ia doli në një mbrëmje perfekte Champions-i, me një fitore 4-0 kundër Cervena Zvezdës. Më shumë sesa rezultati i goditjes më së shumti befasia ishte në idenë që kishte turku. Shumë prisnin një krosim në zonë, ndërsa të tjerë do të kishin kërkuar cepin në të majtë të portierit. Por mesfushori i Interit zgjodhi këndin e djathtë dhe i dha një goditje magjike topit. Kur shënonte golin e fundit me goditje dënimi vishte një tjetër fanellë. Çalhanoglu luante me Milanin, ishte fantazist dhe ideatori i lojës së Piolit. Një fantazist pas 2 sulmuesve që niste aksionet. Ishte 3 dhjetori i vitit 2020, Milan-Sëlltik 4-2 dhe vlente për fazën e grupeve të Europa Ligës. Nga një poker në tjetrin.

SNAJPER- Goli i parë me goditje dënimi ka ardhur 10 vite më parë. Ishte një dopietë madje. Bëhet fjalë për 21 qershorin e vitit 2012 kur turku i dha dy shuplaka Heidenhamit me fanellën e Karlshruhes. Vishte fanellën me numrin 10 dhe luante në kategorinë e tretë gjermane. Ka kaluar një vit, por talenti ka mbetur i njëjtë. Në karrierën e tij, Hakan Çalhanoglu ka shënuar 26 gola në këtë mënyrë, 7 me Karlsruhen, 4 me Hamburgun, 10 me Leverkusenin, 4 me Milanin dhe 1 me Interin. Më e bukura ka qenë në “Volksparkshtation” të Hamburgut në një mbrëmje të shkurtit 2014. Hakan surprizoi Vajdenfelerin me një të djathtë nga 20 metra dhe vendosi firmën e tij një fitore 3-0 ndaj Dortmundit. Me këta të fundit luante Henrik Mkitarian. Këtë herë e shijoi edhe ai golin e shokut të skuadrës. Si ndryshon futbolli…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"