Gola dhe asiste për kauzën kuqezi, amerikani Pulisiç merr “Djallin” për… dore
Gazeta “Corriere dello Sport” i kushton ende vëmendjen suksesit të Milanit ndaj Interit. E përditshmja italiane fokusohet e Kristian Pulisiç i cili është më efikasi para portë në këtë fillim sezoni të “Djallit”.
Të dielën në mbrëmje, pas vetëm 10′ lojë ai zhbllokoi derbin, i cili më pas u fitua nga kuqezinjtë 1. Qëndrimi me të cilin amerikan doli në fushë bën diferencën pasi është manifest i suksesit të Milanit që në një përballje nuk kishte festuar prej dy vitesh. Pulisiç, i cili në ekipin kombëtar të SHBA-ve është kapiten, e ka marrë Milanin mbi supe. Përveç golit të bukur, ai zhvilloi një lojë inteligjente dhe bujare duke e vënë veten në shërbim të skuadrës e duke ndjekur në mënyrë perfekte diktatet e trajnerit Paulo Fonseka. Punoi në heshtje, gjithmonë dhe rezultatet shihen, ndaj nëse viti i kaluar ishte një surprizë, ky vit është një konfirmim nga ana e 25-vjeçarit.
SHIFRAT S’GËNJEJNË – Duke i analizuar statistikat, Pulisiç është lojtari më vendimtar i Milanit, për sa i përket golave dhe asistimeve. Ndaj Interit, në një pozicion hibrid mes mesfushës dhe sulmit, ai vuri në vështirësi organizimin e lojës së skuadrës së Simone Inzagit. Për më tepër, numri 11 shihej shpesh duke ndihmuar shokët e tij në faza të ndryshme të ndeshjes e duke dhënë pikërisht atë dozë guximin të kërkuar nga trajneri Fonseka.
Goli i tij, është një përqendrim i inatit konkurrues, shpejtësisë, driblimit dhe dëshirës për të treguar se ndoshta klima në Milano po ndryshon. Amerikani po bën gjithçka që mundet për ta rikthyer Milanin në rrugën e duhur. Ai kishte shënuar tashmë në Champions, kundër Liverpulit, pas vetëm 3 minutash lojë. Megjithatë ishte mëkat që epilogu i asaj ndeshje (1-3 për anglezët) ishte shumë ndryshe. Sidoqoftë, ai mbetet faktor: njësoj ishte për Milanin e Piolit, e njëjta gjë për atë të Fonsekës.
SHEMBULL – Në fakt, që nga sezoni i kaluar (2023-2024), asnjë lojtar i Serisë A nuk është përfshirë në më shumë gola se Pulisiç në të gjitha turnetë. Po flasim për shifrën e lartë të 19 golave dhe 12 asisteve: vetëm Lautaro Martinez (27 + 4) kishte të njëjtat statistika me rivalin milanist. Një nga kritikat e pakta që ka marrë Pulisiçi është se nuk rezulton kurrë vendimtar në ndeshjet e mëdha. Vitin e kaluar, kjo ndoshta ishte e vërtetë. Megjithatë, këtë sezon, numri 11 i “Djallit” ka nisur me këmbën e djathtë, duke ndëshkuar Liverpulin dhe Interin. Një tjetër shenjë e bujshme rritjeje për një futbollist që me të vërtetë nuk dëshiron të ndalet këtu e nga i cili duhet të marrë shembull edhe Leao.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"