Gola dhe lidership, Leao programon sezonin/ Zbulohet plani i sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 23:23

Gola dhe lidership, Leao programon sezonin/ Zbulohet plani i sulmuesit

Ajo ndaj Barcelonës, edhe pse miqësore ishte dalja e parë zyrtare e Rafael Leaos nën drejtimin e Paulo Fonsekës.

leao

Portugezi, i cili iu bashkua skuadrës direkt në Shtetet e Bashkuara pas pushimeve më se të merituara pas Euro 2024, i ka bërë të qarta gjërat që në seancat e para stërvitore, duke treguar vullnetin e tij, por mbi të gjitha një dëshirë të madhe për t’i habitur të gjithë në këtë sezon.

QASJE E RE – Është e qartë se fusha është gjyqtari suprem, kështu që vetëm ajo do të tregojë nëse premtimet e bëra nga Rafael Leao në javët e fundit do të mbahen, por 45 minutat e luajtura kundër Barcelonës mund të japin vetëm shpresë.

Shpesh, në të kaluarën, numri 10 i Milanit është kritikuar se nuk i merr seriozisht angazhimet e tilla, duke i vlerësuar miqësoret pothuajse si ndeshje të thjeshta stërvitore, duke ofruar paraqitje nën pritshmëri, por të mërkurën, megjithatë, në sy kishte një dëshirë ndryshe, por mbi të gjitha në qëndrimin e Rafael Leaos, i cili me numrin 10 në shpatulla dhe një shirit kapiteni në krah, i priu bashkëlojtarët me lidership në pjesën e parë të lojës, të cilën Milani jo çuditërisht e mbylli në epërsi 2 me 1.

Pasi doli nga fusha, skuadra u shpërbë pak, sidomos në fazën e sulmit, ku thuajse humbi një pikë referimi, por gjithsesi ia dolën të sillnin fitoren në shtëpi, duke konfirmuar ecurinë që është bërë gjatë këtyre 15 ditëve të turneut amerikan.

RREZIK KONSTANT – Megjithatë, pjesa e parë ndaj Barcelonës konfirmon një gjë: Rafael Leao është (ende) feneri i kësaj skuadre. Kur ai ndizet, e gjithë skuadra ndryshon për mirë dhe nuk është rastësi që disa nga veprimet më të rrezikshme të “Djallit” ndaj katalanasve nisën nga cilësia dhe shpejtësia e portugezit.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, duhet thënë se edhe korsia e djathtë funksionon veçanërisht mirë, veçanërisht me këtë Çukvueze, por kur topi kalon nëpër këmbët e numrit 10, përshtypja është se në një mënyrë ose në një tjetër Milani do të shfaqet i rrezikshëm.

LIDER – Mjafton të thuhet se një nga katër vrapimet e Leaos çoi në golin 2-0 të Pulisiçit, i servirur në mënyrë perfekte mes linjave “armike” nga vetë portugezi, i cili në raste të tjera thjesht mbillte panik në mbrojtjen rivale, duke për fituar edhe nga Vale, markuesi tepër ri, i cili pati një mbrëmje aspak të thjeshtë.

Prandaj, Rafael Leao është duke marrë përgjegjësitë e tij si lojtari i fortë dhe vendimtar që ka dëshmuar se është, dhe kush e di nëse ky mund të ishte një hap i parë drejt shenjtërimit përfundimtar të një sulmuesit i cili gjatë viteve ka qenë gjithashtu në gjendje të jetë pjesërisht lider. Jo thjesht teknik, por edhe në dhomat e zhveshjes. Ja edhe pse nuk e mban rastësisht shiritin e kapitenit të Milanit kur mungojnë Kalabria dhe Teo Hernandez.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"