Gola dhe spektakël, Barcelona ecën me ritëm rekordesh
Ditë vere dhe trëndafilash për Barcelonën e Hansi Flik, autor i një 0-4 në “Santiago Bernabeu” që e ka futur menjëherë në librat e historisë.Deri më tani këtë sezon, pak ekipe kanë treguar nivelin e shfaqur nga Barcelona, e cila pak ditë ka shkatërruar me radhë, Seviuljen, Bajernin e Mynihut dhe Realin e Madridit me një bilanc prej 13 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Janë statistikat, faktet që shpjegojnë pse Barça është skuadra më në formë për momentin.
EPËRSI DËRRMUESE – Nga 14 ndeshjet që ka luajtur skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, ka fituar 12. Por ka një fakt që pasqyron epërsinë dërrmuese që Barça ka reflektuar deri tani: 7 nga 12 fitoret janë arritur me një diferencë prej të paktën 3 golash. Një distancë mes Barcelonës dhe pjesës tjetër që është rritur dukshëm në javët e fundit, pasi pesë nga ato fitore kanë ardhur radhazi: 5-0 kundër Jang Bojs, 0-3 kundër Alavesh, 5-1 kundër Seviljes, 4-1 ndaj Bajernit dhe 4-0 në Madrid. Një seri spektakolare.
SHIFRA HISTORIKE – Paraqitja e jashtëzakonshme e Barçës ka bërë që skuadra e Barçës të ketë arritur disa rekorde. 47 golat e shënuar nga blloku katalanas ishin arritur vetëm një herë në fillimin e një fushate në shekullin e XXI. Në sezonin 2016-2017, me Luis Enriken në krye, Barça arriti të njëjtin numër golash në 14 ndeshjet e para zyrtare. Po kështu, kjo është hera e dytë që Barcelona arrin 12 fitore në 14 ndeshjet e para në 25 vitet e fundit. Duhet të kthehemi në sezonin 2012-2013 për të gjetur të njëjtin informacion.
TRESHJA MË E MIRË – Nuk ka asnjë treshe në Evropë që i afrohet asaj të formuar nga Jamal, Levandovski dhe Rafinja. Të tre së bashku kanë shënuar 33 gola. Vetëm treshja e Bajernit me Herri Kejn (14), Olize (7) dhe Musiala (4), me 25 gjithsej, i afrohet numrit të golave të treshes së Barcelonës. Në Spanjë, nëse analizojmë vetëm në Liga, janë 25 gola të shënuar nga sulmuesit e Barçës, si askush tjetër.
REALI I MADRIDIT – Barça po luan në kufi, duke qenë skuadra në ligat kryesore që nxjerr kundërshtarët më së shumti në pozicion jashtë loje, 77 herë. Skuadra e dytë pas Barcelonës ka vetëm 35. Është një shenjë dalluese e skuadrës së Flik, e cila përfiton nga koordinimi dhe shpejtësia e saj për ta lënë kundërshtarin të ekspozuar dhe pa mundësi për të arritur qëllimin e tij.
LEVANDOVSKI – Polaku ka filluar të ulërijë deri në qiell. Mund të thuhet pa turp se ai është sulmuesi më në formë sot. Ai ka shënuar 17 herë në 14 ndeshje zyrtare. Vetëm në një rast ai ka shënuar më shumë gola në fillim të sezonit në të njëjtin numër ndeshjesh, 19 gola në sezonin 2019-2020 me Bajernin. Nëse vazhdon kështu, do të thyejë rekorde te Barcelona.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"