Golashënuesit e Skënderbeut dhe Dinamos, “mundje krahu” mes Rashicës e Zabërgjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 11:20

Golashënuesit e Skënderbeut dhe Dinamos, “mundje krahu” mes Rashicës e Zabërgjës

Në ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Dinamos do të ketë edhe një sfidë tjetër brenda.rashica-zabergjaErmir Rashica dhe Baton Zabërgja pritet të kenë një duel mjaft interesant në krahun e majtë të korçarëve dhe të djathtin e bluve. Janë dy lojtarët e momentit për skuadrat e tyre dhe prej tyre sot pritet shumë.

Rashica ka shënuar 5 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Skënderbeut. Edhe Zabërgja në krahun tjetër është shënuesi më i mirë bashkë me Mandelën, me nga 6 gola.

Kosovari i korçarëve vjen pas golave të shënuar me Shqipërinë U-21, kurse ai i Dinamos pas grumbullimit nga kombëtarja A e Kosovës. Motivimi për të dy është në nivelin më të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"