“GOLD By Korça”, birra që po bëhet sensacioni i çdo feste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 12:05

“GOLD By Korça”, birra që po bëhet sensacioni i çdo feste

Në magjinë e netëve verore, bregde ti i Sarandës mirëpriti edhe këtë sezon, ‘Saranda Summer Beer Fest’, tashmë një organizim i përvitshëm, i cili nxit me qindra turistë t’i bashkohen festës së birrës dhe muzikës. “Birra Korça”, “Tirana” dhe se fundmi edhe “Gold By Korça”, mbizotëruan në shijet e pjesëmarrësve si shijet kryesore të tyre.gold-by-korcaOrganizatorët e kësaj feste, shprehën entuziazmin e tyre për këtë event veror në nisje të ‘Saranda Summer Beer Fest’. “”Saranda Summer Beer Fest”, pra është festa verore e birrës në qytetin e Sarandës. Këtu ka birra nga më të ndryshmet, por sigurisht që nuk mungon “Birra Korça” dhe “Birra Tirana” që janë birrat më të njohura në histori në Shqipëri. Kudo pihet birrë edhe gëzohet”,-tha njëri prej organizatorëve. Këngëtarët si Orgesa Zaimi dhe Landi Kademi, në nisje të “Saranda Summer Beer Fest”, provuan shijen e “GOLD By Korça”. “Është një ambient fantastik me thënë të drejtën, është një nga qytetet e preferuara. Ne udhëtojmë shumë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë edhe është fat shumë i madh që gjatë verës kemi shkuar në skena live, nëpër sheshet e qyteteve. Por duhet të them se në këtë organizim, është fantastike dhe më beso që të kesh detin afër dhe të këndosh në të njëjtën kohë, është gjëja më romantike dhe më e bukur për një artist”,-tha Zaimi. Ndërkohë këngëtari Landi Kalemi tha se për njerëzit këto netë janë të paharrueshme.

“Njerëzit i duan të gjitha:të dëfrehen, të kërcejnë, të këndojnë”,-tha ndër të tjera ai. Freskisë së bregdetit të Sarandës ju bashkua edhe freskia e “GOLD BY Korça”, e cila edhe në këtë event u përzgjodh si shije kryesore nga turistët vendas dhe të huaj. Magjia e festës vijoi deri në orët e vona të mesnatës me shijen më të mirë të birrës “GOLD BY Korça”. “Birra Korça” me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhur për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, “Birra Korça” zgjodhi të vinte këtë verë me një risi që e prezantoi që në ditën e parë të festës. Bëhet fjalë për produktin më të ri “GOLD by Korça”, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi. Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar, “GOLD by Korça” sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme. Ky produkt i ri është frymëzuar nga tradita dhe pasioni për cilësi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë diçka të veçantë në çdo moment.

Provoni “GOLD by Korça” dhe shijoni artin e birrës në një nivel të ri. “Birra Korça”, marka më e njohur dhe më tradicionale e birrës në Shqipëri, me një histori të gjatë dhe të pasur, mbetet më e preferuara. Pak ditë më parë, është organizuar edhe festa e “Birrës Korça” ku për 5 net me radhë pjesëmarrësit patën mundësi të shijojnë festën në dy pole të rëndësishme të qytetit, tek terminali dhe shtëpia e “Birrës Korça”. Festa e “Birrës Korça” është kthyer në traditën më të shumëpritur dhe të shumëpërfolur çdo fund gushti, jo vetëm në rajonin juglindor, por në të gjithë territorin e Shqipërisë për 18 edicione me radhë. Viti 2024 shënjon edicionin e 18-të të këtij eventi e me krenari pohojmë se Festa e Birrës ka arritur standarde të larta organizimi vit pas viti e duke ridimensionuar format e argëtimit dhe të turizmit në vend. Festa e birrës është kthyer në destinacionin më të kërkuar dhe shumëpritur çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë të pesta ditëve të organizimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"