Goli i anuluar në derbi, ish-gjyqtari Kola bën moviolën: VAR-i veproi drejt, e vendosi teknologjia jo gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2024 | 23:40

Goli i anuluar në derbi, ish-gjyqtari Kola bën moviolën: VAR-i veproi drejt, e vendosi teknologjia jo gjyqtarët

Ish-gjyqtari Klajdi Kola, ka shpjeguar në studion e “Rubrika Sportive” rastet e diskutueshme të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, pas polemikave që lindën sidomos për golin e anuluar në pjesën e parë.

bandicam 2024-12-01 23-27-12-461

“Rasti i parë është shënim i golit nga skuadra e Tiranës, autogolit më saktësisht. Gjithmonë në emisione gjatë gjithë kohës që merrem me raste teknike në RTSH, nuk kam hyrë asnjëherë në pjesën e diskutimit të teknologjisë. Sa i përket diskutimeve në studio që janë njerëzit që komandojnë teknologjinë, janë ata që vendosin pikat në pjesën më të afërt të trupit me fundoren. Pastaj e vendos teknologjia. Pjesa për interpretim është ka impakt apo jo. Rregulli 11, pika 2, thotë nëse një sulmues ka impakt e ndikon te mbrojtësi që shënon autogol apo jo, cilësohet pozicion jashtë loje. Pra në dy pikat kemi impakt të dukshëm ndaj futbollistit. Ndaj i drejtë ka qenë veprimi i sistemit VAR që ka anuluar autogolin.

Distanca mes sulmuesit e mbrojtësit është afërt, kemi impakt. Të dy vrapojnë dhe luftojnë për topin, mbrojtësi detyrohet të bëjë lëvizjen”, tha ish-gjyqtari Kola për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"