Goli i dytë në 8 javë, mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me skuadrën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 23:27

Goli i dytë në 8 javë, mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës me skuadrën italiane

Mbrojtësi shqiptar, Kristian Shiba, po kalon një monent të mirë me skuadrën e Tarantos në Serinë C italiane. 23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Krotones, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1. 

 shiba

Shiba i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 48-të, teksa skuadra vendase arriti të përmbyste rezultatin në minutat 59 dhe 80. 

Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje për Shibën te Taranto. Edhe pse një mbrojtës, shqiptari duket se po krijon raporte të mira edhe me golin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"