Goli i Rrapajt vendosi derbin me Dinamon, mesfushori i Partizanit: Kam respekt për Dajën, por…
Partizani fitoi 1 me 2 kundër Dinamos në “Elbasan Arena”. Fitoren në derbi e vendosi Rrapaj me golin e tij.
Rrapaj deklaroi pas ndeshjes:
E nisa shumë mirë kampionatin, pata pauzë disa ndeshje, po mundohesha disa ndeshje të gjeja golin për të pasur vazhdimësi, shyqyr e gjeta sot dhe ndihmova ekipin. Jam shumë i kënaqur me golin e fitores dhe më shumë për fitoren në një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë.
Ishim të përgatitur shumë për pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Kanë trajner shumë të mirë si Daja dhe e patëm shumë të vështirë, më të vështirë se ndeshja e parë ku dolëm barazim. Jam i kënaqur që gjetëm dy gola dhe fituam ndeshjen.
E kisha menduar që do kisha pak më vështirësi gjatë ndeshjes, midis linjave ose kur merrja topin sepse profesor Daja m’i di shumë mirë cilësitë e mia që i vogël. Dëshira ime të shënoj gjithmonë, pavarësisht se kam respekt trajnerin apo kundër kujt luaj. Jam shumë i lumtur”, u shpreh Rrapaj për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"