Goli i tretë për këtë sezon, Dean Liço bën përsëri protagonistin në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 18:03

Goli i tretë për këtë sezon, Dean Liço bën përsëri protagonistin në kampionatin turk

Dean Liço është kthyer përsëri të jetë vendimtar për skuadrën e Igdir në kategorinë e dytë turke. Mesfushori shqiptar, iu bashkua skuadrës së kategorisë së dytë në verë dhe po tregon se është ambientuar mirë me ekipin.

fgdfgdfgfgfdgdfgfdgfdg

Në ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Sanliurfaspor, Liço e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë.

Ai la shenjën e tij në minutën e 72-të të kësaj ndeshje, teksa ia dol të tundte rrjetën e portës kundërshtare për rezultatin e përkohshëm 1-3. Ky ishte goli i tretë i këtij edicioni, ku ka dhënë edhe një asist.

Për fat të keq ekipi i tij nuk ia doli të mbronte avantazhin dhe ndeshja u mbyll në barazimin 3-3.

E.KUKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"