Goli kundër Ukrainës i dha zemër, mesfushori i Çekisë: Do provoj t’i shënoj Shqipërisë
Lukas Çerv është shfaqur mjaft optimist te Çekia para ndeshjes që do të luajnë kundër Shqipërisë. Një takim ky që do të jetë i parafundit në grup dhe do të luhet më 16 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Mesfushori 23-vjeç ka fituar besim nga goli i fundit kundër Ukrainës, teksa sfida u mbyll në barazim 1 me 1. Në një intervistë së fundmi ka shprehur se do të provojë golin dhe kundër Shqipërisë, nëse shfaqet mundësia.
“Roli im kryesor në fushë nuk është aspak të shënoj gola. Gjithsesi, nëse mundësia krijohet, pse jo? Mendoj se do ia dalim si skuadër të marrim tri pikët.
Trajneri më thotë se nëse mundësia shfaqet, duhet të provoj goditjen. Kam shënuar disa gola. Nëse mundësia krijohet në Shqipëri, do ta provoj”, u shpreh ndër të tjera Lukas Çerv.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"