“Goli në derbi si ëndërr, dua të qëndroj përjetë”, Gabia i premton besnikëri “Djallit”
Një goditje me kokë për t’u bërë heroi i derbit: ditë të veçanta për Mateo Gabia, “Lojtari i ndeshjes” në mbrëmjen e së dielës gjatë ndeshje së fituar ndaj Interit me golin e tij.
Dje pasdite, numri 46 iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në një event të organizuar nga klubi.
Pas derbit thatë se ishte dita më e bukur e jetës. Disa orë më vonë e kuptuan se çfarë keni bërë?
Jam shumë i lumtur, dje ishte një ditë shumë, shumë e bukur, mora shumë dashuri, si nga të gjithë tifozët, ashtu edhe nga të gjithë bashkëlojtarët e mi. Sot filluam të mendojmë për Leçen.
Një festë shumë e veçantë, duke kërkuar dashurinë e publikut.
Të ndjeja gjithë atë ngrohtësi ishte vërtet e veçantë. Ishte një festë shumë e bukur. Historia e golave të mi me Milanin ka qenë gjithmonë paksa e veçantë, ata kurrë nuk kanë qenë gola që çuan në fitore, teksa këtë herë ndodhi ndryshe.
Kam qenë disi i pafat, ndaj le të themi se goli i derbit shpagoi gjithçka. Jam i lumtur për golin, por edhe më i lumtur për fitoren e sepse na duhej.
E keni kthyer këtë Milan në rrugën e duhur?
Fryma nuk ka ndryshuar, e kam thënë edhe pas ndeshjes: gjithmonë kemi punuar mirë, duke dhënë maksimumin. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë pasi duam që sezoni të shkojë sa më mirë.
Spaleti ishte gjithashtu në tribunë. Keni shpresë për kombëtaren?
Është një ëndërr që shpresoj të realizohet në të ardhmen time. Le të themi se kombëtarja nuk është prioriteti im për momentin, prioriteti im është Milani dhe të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme për këtë fanellë sepse është më e rëndësishmja. Milani ka përparësi gjithmonë.
Një 2024 praktikisht i përsosur, a mund të jetë qershia mbi tortë rinovimi?
Kam një kontratë me Milanin, nuk e di se çfarë do të bëjë klubi. Ata e dinë se çfarë do të doja, se sa e dua këtë fanellë dhe sa i lumtur jam. Pastaj për rinovime, për momentin nuk kam nevojë, kam kontratë. Jam i qetë. E rëndësishme është të vazhdoj të bëj mirë, që është prioritet për mua, për trajnerin dhe klubin.
Çfarë ju dhanë ata gjashtë muaj në huazim te Vijarreali?
Ishin pjesë e rritjes sime. Ata më dhanë mundësinë të luaja me më shumë vazhdimësi dhe të mësoja për futbollin e ri. Edhe rrugëtimi im ishte i bukur për këtë arsye, çdo fazë që kaloja më ndihmoi në diçka. Tani jam kthyer në Milano dhe po përpiqem të shijoj çdo moment për të qëndruar këtu sa më gjatë që të jetë e mundur.
A ndihmon kjo fitore për të gjetur sërish grupin?
Sinqerisht, humbjet në derbi padyshim që na shqetësojnë shumë, shumë herë mendojmë se thjesht luajmë, por shumë herë kemi mbetur edhe me zhgënjime. Në mënyrë që kjo fitore të jetë e rëndësishme për ne, duhet të vazhdojmë kështu.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"