“Golin e panë me dron që nuk është pozicion jashtë loje”, Egbo gjen shkaqet e humbjes: Nuk kemi shumë… shqiptarë
Trajneri i Bylisit, Emanuel Egbo, mendon se goli i dytë, ku u pa VAR për një pozicion jashtë loje, ishte ai që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ndaj Egnatias ku skuadra e tij u mund me shifrat 4-0.
“Nuk është se Egnatia na dominoi gjatë gjithë ndeshjes. E nisëm shumë mirë pjesën e parë me presing lart, fituam 2-3 topa që ashtu e kishim organizuar ndeshjen sot. Tentuam dhe futëm kundërshtarin në presion dhe fituam disa topa që duhej të shfrytëzonim. Po të shfrytëzonim ato raste, ndoshta do të ishte ndeshja e hapur. Por pësuam golin e parë, golin e dytë e kishin parë me dron që nuk e kishin prekur, se ishin 4 lojtarë me pozicion jashtë loje. Pas atij goli ndryshoi ndeshja.
Në pjesën e dytë tentuam të shkurtonim diferencën, por pësuam të tretin dhe të katërtin. Sot nuk ishte ndër ditët tona më të mira. Shumë lojtarë kanë sakrifikuar shumë në ndeshjen me Tiranën dhe dy ndeshje në javë është pak e fortë për futbollistët. Kishim pak opsione në dispozicion se kishim shumë të huaj e pak shqiptarë në pankinë për të bërë ndryshime.
Menduam të bëjmë presing lart, për të zbritur më poshtë, por kur gabon në marrjen e topit, djeg 4-5 lojtarë direkt dhe i lejon kundërshtarit të dalë.
E dimë se pse ndodh rënia në minuta e fundit dhe nuk është shqetësim. Është se kemi lojtarë që kanë filluar nga fillimi stërvitjen dhe ka që kanë ardhur më vonë e nuk janë në formë optimale, por me ndeshjet po marrin formën fizike. Me kalimin e kohës do marrin formën e duhur, ato që kanë ardhur dhe të tjerë që presim, se kemi pak lojtarë shqiptarë dhe shumë të huaj në dispozicion.
Çdo ndeshje ka specifiken e vet, në bazë të kundërshtarit, do bëjmë analiza si luajnë dhe do të varet si është strategjia jonë”, tha Egbo për RTSH pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"