Graham Poter është gati të kthehet përsëri në pankinë, do drejtojë Anglinë ose… Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 21:21

Graham Poter është gati të kthehet përsëri në pankinë, do drejtojë Anglinë ose… Brojën

Graham Poter është gati të kthehet në pankinë. Ish-trajneri i Çelsit, ka qenë larg fushave të lojës që kur u shkarkua nga blutë londinezë, por tani mendon se është momenti që të kthehet përsëri në drejtimin e një skuadre.

broja poter

Emri i tij ka qarkulluar shpesh në klubë të ndryshme, por asnjë marrëveshje nuk është konkretizuar. Ai shihet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Anglisë, duke qenë një nga rivalët më të fortë për Li Karslin i cili është emëruar trajner i përkohshëm i “tre luanëve”. Ndërkohë, së fundmi ka dalë në skenë edhe Evertoni i Armando Brojës, që kërkon një trajner të ri që ta shpëtojë nga situata kritike ku gjendet në tabelën e renditjes, pasi rrezikon aktualisht rënien nga Premier Liga.

Poter, është i hapur ndaj çdo mundësie, siç deklaroi sot për mediat britanike. “E kam ndjerë veten gati që të kthehem prej shumë kohësh. Sigurisht, duhet që të jetë gjëja e duhur, por po e pres me entuziazëm. Jam entuziast të dëgjoj se cilat janë mundësitë që kam përpara dhe pastaj do të vlerësoj secilën prej tyre”, tha trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"