“Grup i vështirë”, Armand Duka komenton Anglinë dhe Serbinë: Goglat nuk ishin dashamirëse me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 14:34

“Grup i vështirë”, Armand Duka komenton Anglinë dhe Serbinë: Goglat nuk ishin dashamirëse me ne

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K në kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të gjejë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

dud

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e hedhur në Zyrih.

“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Europianit dhe Ligës së Kombeve.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë”, u shpreh Duka për FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"