Grupe mafioze, në pranga ultrasit e Interit dhe Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 9:39

Grupe mafioze, në pranga ultrasit e Interit dhe Milanit

Agjentët e Shërbimit Qendror Operativ të Drejtorisë Qendrore Kundër Krimit në Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza e Milanos kanë kryer 19 urdhër arreste të firmosura nga gjyqtari Domeniko Santoro.c20f9df6-f11d-41b0-ae6c-c6465e483047Janë bërë gjithashtu 50 kontrolle të personave të ndryshëm, për organi- zatë kriminale me rrethana rënduese të metodës mafioze. Akuza të tjera në lidhje me zhvatjen, plagosjen dhe krime të tjera të rënda. Të ar- restuarit, 15 në burg dhe 3 me arrest shtëpie, ndërsa në listë ishte edhe i 19-ti Beloko. Ky i fundit ishte ultras i Interit që u vra më 4 shtator. Të gjithë të arrestuarit në fakt janë ultras të Interit dhe Milanit. Operacioni blic filloi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme pas një serie të gjatë hetimesh nga prokuroria e Milanos për një infiltrim mafioz në grupin e tifozëve ultras të të dyja skuadrave. Gjithçka nisi nga vrasja e Antonio Belokos, tifoz i Inter.

it i lidhur me grupet kriminale, më datën 4 shtator. Ai u vra nga një tjetër tifoz zikaltër, Andrea Bereta që po ashtu është në burg. Kjo gjë bëri që të niste një hetim më i thellë dhe u morën menjëherë masat për lidhjen e ultrasve të të dyja skuadrave të Milanos me grupet kriminale kalabreze. Zhvatje për shitjen e biletave, zhvatje për të ardhurat e parkimit në zonën e stadiumit, marrëveshje mes dy tifozërive për shitjen e pijeve në “San Siro”. Këto janë disa nga akuzat që rëndojnë për të arrestuarit, mes tyre edhe Marko Vederiko, anëtar i “Curva Nord”, që njihet për lidhjen e ngushtë me Belokon dhe Luka Luçin, liderin e ultrasve të Milanit, i famshëm për foton e 16 dhjetorit të vitit 2018 bashkë me zëvendëskryeministrin e asaj kohe, Mateo Salvini për 50- vjetorin e “Curva Sud”.

Po ashtu edhe Kristian Rosielo është pjesë e këtij grupi, tru- proja i këngëtarit Fedez (që nuk ka lidhje me këtë opera- cion). Në listë janë Rosario Kalabria, Antonio Trimboli, Nino Ciçareli, lider historik i tifozëve të Interit, Domenico Bosa, Loric Grançini, capo- ultras i Juventusit. Kërkimet kishin nën shënjestër edhe Xhankarlo Lombarin, i njo- hur si “sandokani” dhe ish- udhëheqës i grupit të Milanit.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"