Guardiola i shqetësuar për gjendjen e yllit të tij: Haland po vuan, nuk e rrezikojmë
Pep Guardiola po menaxhon minutat e Erling Halandit teksa Mançester Siti shqetësohet për gjendjen fizike të sulmuesit të tyre kryesor përpara sezonit të ri.Haland është zëvendësuar në gjysmën e parë të dy miqësoreve të fundit kundër Milanit dhe Barcelonës, ndërsa të tjerëve u janë dhënë pushime më të gjata. Mançester Siti përballet me Mançester Junajtid në finalen e Superkupës së Anglisë të shtunën e pas një jave, përpara se të nisë mbrojtjen e tyre të titullit të Premier Ligës kundër Çelsit. “Erling nuk ndihet komod”, tha Guardiola.
“Ne nuk duam të rrezikojmë. Por herët a vonë ai duhet të bëjë një hap me stërvitje dhe minuta. Sezoni është aty, në prag. Ai ka ngërçe muskulore dhe nuk duam të rrezikojmë dhe ta humbasim për tri javë ose një muaj. Ky do të ishte një problem”. Norvegjezi mendoi se kishte shënuar gjatë barazimit 2-2 me Barçën, por gjyqtari anësor këmbënguli që topi i goditur prej tij nuk e kishte kaluar vijën. Lëvizja u prodhua nga një Oskar Bob në formë mbresëlënëse, i cili mund të ishte një opsion për “Qytetarët” nëse Haland do të mungonte për një periudhë kohore. Julian Alvarez, i cili po debaton për të ardhmen e tij në “Etihad”, është larguar në Lojërat Olimpike me Argjentinën. “Ai nuk ndihej mirë dhe kjo është arsyeja pse nuk luajti në pjesën e dytë”, shtoi Guardiola.
“Gjashtëdhjetështatëdhjetë për qind e skuadrës janë me pushime. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për lojtarët. Në të njëjtën kohë, ne kemi alternativa, Oskar po bën një punë të pabesueshme përsëri. Jemi të kënaqur me shumë gjëra”, tha katalanasi, i cili vlerësoi edhe ndeshjen e Grilishit: “Ai ishte agresiv. Unë e di që ai është i mirë në kontrollin e topin, por kundër Barcelonës ai bëri katër apo pesë goditje. Ai duhet të provojë veten, por unë jam shumë i kënaqur me ndeshjen që ai luajti. Kjo ishte ndeshja e tretë parasezonale e verës në tokën amerikane për Mançester Sitin, dhe pavarësisht se pësoi tre humbje, Guardiola thotë se sheh një skuadër duke u përmirësuar sa herë që del në fushë. “Çdo ndeshje ne po përmirësohemi, gjendja jonë po përmirësohet”, tha ai.
“Riko përsëri, faleminderit shumë edhe Oskarit, Nikos… të gjithëve. Kalvin bëri një paraqitje të shkëlqyer sot. Joshko pati minutat e para, Kova minutat e para, kështu që po, kjo është shumë mirë”.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"