Guardiola: Luajtëm më mirë se në finale, por te Interi janë mjeshtra të mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 9:32

Guardiola: Luajtëm më mirë se në finale, por te Interi janë mjeshtra të mbrojtjes

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij luajti më mirë sesa në finalen e Stambollit përballë Interit, por nuk arriti që t’i shfrytëzonte rastet ashtu siç duhet dhe vlerësoi zikaltrit për mënyrën si u mbrojtën.

guardiola

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim këtë. Interi është një skuadër e mrekullueshme. U mbrojtën shumë mirë dhe në kundërsulme niseshin me rrezik. Por ne bëmë mirë në pjesën e dytë dhe patëm 4-5 shanse të mira. Ata na rrezikuan pak me Lautaron në fund.

Edhe ne jemi skuadër fantastike. Jam i kënaqur që stërvis këta djem dhe që sulmuam ndaj një ekipi që mbrohet në mënyrë fantastike dhe janë kampionët e Italisë. Nuk ka asgjë që nuk më ka pëlqyer. Jam i kënaqur që sulmova me 11 lojtarë dhe që u mbrojtëm gjithashtu.

Sigurisht që edhe Interi do t’i ketë shanset e tij në një ndeshje. Në këto nivele nuk mund të kesh 20 raste për gol. Ne kishim 5 të pastra, por nuk i shfrytëzuam. Për mendimin tim, kemi luajtur më mirë sesa në finalen e 2 viteve më përpara, por nuk fituam. Ky është futbolli”, ka thënë Pep Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"