Guardiola ngre në piedestal sulmuesin gjerman: Myler, në një nivel me Mesin dhe Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2024 | 23:59

Guardiola ngre në piedestal sulmuesin gjerman: Myler, në një nivel me Mesin dhe Ronaldon

Kur tifozët e futbollit filozofojnë për futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, zakonisht dalin emra si Pele, Diego Maradona, Franc Bekenbauer, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo.

GUARDIOLA MYLER

Tomas Myler shfaqet rrallë në këtë debat. Për ish-trajnerin e Bajernit, Pep Guardiola, bavarezi ndodhet në lupën e tij pikërisht në këtë kategori.

PEP – “Asnjë lojtar tjetër nuk është si Tomas Myler! Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Bajernit dhe futbollit. Jo vetëm për shkak të titujve të tij të shumtë, por sepse ai është gjithmonë aty kur skuadra e tij ka nevojë për të”, theksoi Guardiola në një intervistë për revistën e klubit të “Bayernit 51”. Edhe pse Myler rrallë përmendet në të njëjtën frymë si Mesi apo Ronaldo, Pep është plotësisht i bindur se askush nuk e nënvlerëson 34-vjeçarin:

“Tifozët e futbollit në mbarë botën e dinë vlerën e Tomasit në fushë. Është një lojtar i zgjuar, i paparashikueshëm, i cili e di gjithmonë se ku të lëvizë”. Përveç aftësive të tij në lojë, katalanasi është gjithashtu një tifoz i Mylerit si person:

“Ajo që më ka bërë më mbresëlënëse gjithmonë te sulmuesi i Bajnerit ishte sa modeste është festa e tij. Kur futbollistët shënojnë një gol këto ditë, ata vrapojnë vetëm dhe festojnë. Tomas është ndryshe, ndoshta më bujar, ai veçanërisht dëshiron të përqafojë shokët e tij të skuadrës pasi shënon”.

Guardiola ka punuar me Myler në “Allianz Arena” për tre vjet. 53- vjeçari kujton veçanërisht një moment: “Në Ligën e Kampionëve 2016 ne luajtëm kundër Juventus po humbisnim 2-1. Ai shënoi golin e barazimit 2-2 që na çoi në kohën shtesë. Ne e fituam ndeshjen 4-2, ja pra kush është Myleri”, përfundoi Pep Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"