“Guardiola një magjistar”, Gyndoani: Te Barça të jenë të duruar, dua të bëhem trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 16:17

“Guardiola një magjistar”, Gyndoani: Te Barça të jenë të duruar, dua të bëhem trajner

Ilkai Gyndoan ka vetëm pak muaj në Barcelonë, por kjo ka qenë koha e mjaftueshme që ai të kthehet në qendrën e gravitetit të lojës së katalanasve.bfgjgh

I lindur në Gelsenkirchen, kapiteni i kombëtares gjermane në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit” ka zbuluar fakte interesante. Ai ka treguar se idhulli i tij në fëmijëri ishte një ish-lojtar i Shalkes, i cili më vonë luajti për Realin e Madridit. “Si fëmijë kam qenë tifoz i kombëtares gjermane, por idhujt e mi ishin Hamit Altintop (luajti për Realin midis 2011-ës dhe 2012-ës) dhe Halil Altintop. Ata luajtën për Shalken, por unë nuk isha tifoz i Shalkes. Por, si unë, ata kanë lindur e janë rritur në Gelsenkirshen dhe kanë prindër turq. Prandaj i doja më shumë se të tjerët”, tha ai.

BARCELONA – Lidhur me momentin e Barcelonës La Liga dhe Champions, Gyndoan shtoi: “Sportivisht gjërat po shkojnë mirë, por ne duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Kjo ishte dhe një nga arsyet për se Barça firmosi me mua. Trajneri më tha të transmetoja përvojën time. Edhe pse ende nuk funksionon në mënyrë perfektë, për shkak të pengesës gjuhësore, unë mund të induktoj disa gjëra tek shokët e mi të rinj me sjelljen time. Barcelona u beson lojtarëve të La Masías. Ka edhe lojtarë me eksperiencë si unë, që ofrojnë stabilitet. Klubi kohët e fundit ka humbur personalitete si Lionel Mesi dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se suksesi nuk do të vijë brenda natës, është një proces, gjithmonë në bashkëpunim me tifozët”. Gyndoani ka treguar dhe detaje se pse përfundoi nënshkrimin për kampionët e Spanjës. “Është një sfidë krejtësisht e re. Pas shtatë vitesh te Mançester Sitit me Guardiolën, mendova se ishte e rëndësishme të dilja përsëri nga zona ime e rehatisë. Jo vetëm në nivel futbolli, por edhe personal. Më pëlqen të filloj nga e para, edhe pse mund të jetë e vështirë”, shtoi ai.

GUARDIOLA – Në fund, Gyndogan e bëri të qartë se koha e tij te Siti nën drejtimin e Pep Guardiolës kanë pasur një ndikim të fuqishëm te ai. Madje, Gyndian e ka të qartë se çfarë do të bëjë pasi të varë këpucët në gozhdë. Qëllimi i tij për të ardhmen është të bëhet trajner. “Më magjeps ai(Pep Guadiola) sepse gjithmonë ka arritur të marrë deri në njëzet yje, për të rënë dakord dhe për të punuar. Ai bind edhe ata që nuk luajnë, të japin 100% për ekipin. Në fund, është gjithmonë trajneri që duhet të zgjidhë një situatë të vështirë. Ai është përgjegjës për suksesin. Është një punë e vështirë”, përfundoi ai.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"