Guardiola para sfidës me Arsenalin: E dimë që Siti luan një tjetër tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 9:58

Guardiola para sfidës me Arsenalin: E dimë që Siti luan një tjetër tripletë

Pep Guardiola thotë se tifozët mund ta ndih mojnë Sitin në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë kundër Arsenalit për të marrë më të mirën nga kryesuesit e kampionatit. Kampionët mirëpresim “topçinjtë” e Mikel Artetës në “Etihad” të dielën, duke e ditur se tri pikët do të sillnin parakalimin e tyre. Siti ka një rekord të jashtëzakonshëm në shtëpi gjatë dy sezoneve të fundit, duke qenë 38 ndeshje i pamposhtur në të gjitha kompeticionet, një ecuri që shtrihet deri në nëntor 2022.

guardiola de zerbi

Pas suksesit historik të tripletës në 2022- 23 dhe ngritjes së Superkupës së Europës dhe Kupës së Botës për Klube në fillim të këtij sezoni, Guardiola është i kënaqur që lojtarët e tij po rivalizojnë përsëri për tripletën. Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Arsenalin, menaxheri u bëri thirrje të gjithëve të përfshirë në klub që të bashkohen në dy muajt e fundit të sezonit.

“Është mirë të jesh këtu”, tha ai. “Sezoni ka qenë vërtet i mirë duke fituar dy trofe pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar. Jemi në garë për tre trofetë kryesorë të sezonit. Ne bëjmë punë të jashtëzakonshme. 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës nisin në një moment të rëndësishëm. Jam i sigurt se njerëzit do të na japin atë që na nevojitet për të bërë më të mirën tonë. Për momentin çdo ndeshje është kaq e rëndësishme. Nëse ne do të jemi në gjendje që t’ia dalim, ndeshja e ardhshme do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme”.

Kjo përplasje vjen pas pushimit të fundit ndërkombëtar të sezonit. Kevin De Bryjne nuk ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës për ndeshjet e saj me Anglinë dhe Irlandën, por Guardiola dëshiron ta shohë lojtarin në maksimumin e tij të dielën. “Kevin është kaq i rëndësishëm”, tha ai.

“Ka qenë një sezon i vështirë për të me lëndime. Ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, por dje u stërvit shumë mirë. Do të shohim se çfarë do të bëjë ai në ditët në vijim”. Tani, në sezonin e tij të nëntë në Mançester, De Bryjne është e sigurt se do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë në historinë e Premier Ligës.

I pyetur nëse aftësia e belgut për të bërë diferencën në ndeshjet më të mëdha është një shembull për lojtarët më të rinj, Guardiola përmendi forcën kryesore të belgut: “Ajo është vazhdimësia. Kevin ka qenë kaq i qëndrueshëm për shumë vite, por ne nuk do të vendosim të gjithë përgjegjësinë mbi Kevin, sepse ajo është për të gjithë ekipin dhe njerëzit tanë sigurisht”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"