Guardiola përgatit “bombën” për janarin, 100 milionë paund për Vircin dhe Musialën
Pep Guardiolës do t’i akordohen 100 milionë paund nëse mendon se Mançester Siti duhet të forcohet në janar. Guardiola e mbajti barutin e tij të thatë gjatë verës, pavarësisht se Julian Alvarez u bashkua me Atletikon e Madridit në një marrëveshje prej 81.5 milionë paundësh.
Trajneri katalanas shqyrtoi një sërë opsionesh, por në fund ishte i lumtur të qëndronte me grupin që kishte. Megjithatë, sipas “The Sun”, atij i është thënë se një shifër e madhe do të jetë sërish e disponueshme në merkaton e janarit, nëse ai dëshiron të sjellë fytyra të reja në “Etihad”. Siti e mbylli merkaton e verës me një fitim nga shitjet 160 milionë paund.
Ndërsa ata shpenzuan vetëm 21 milionë paund për blerjen e Savinjos nga klubi simotër Troje, ndërsa Ilkai Gyndoan u rikthye me parametër zero. Emrat që kampionët e Anglisë mund të hyjnë në merkato janë ata të Florian Vircit, lojtarit më të mirë të sezonit në Bundesligë, pasi 21-vjeçari shkëlqeu me kampionët e Bajer Leverkusenit. Por edhe fantazisti i Bajernit të Mynihut, Xhamal Musiala, gjithashtu 21-vjeç është një lojtar që admirohet nga Guardiola. Por që të dy yjet e Bundesligës mbeten shumë të vështirë për t’u transferuar në gjysmën e sezonit dhe mundësitë më të mëdha janë për të lëvizur verën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"