Guardiola: U sqarova me Artetën, ata luajnë si të duan dhe nuk e zgjedhim ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 14:45

Guardiola: U sqarova me Artetën, ata luajnë si të duan dhe nuk e zgjedhim ne

Pep Guardiola u zotua se Mançester Siti nuk do ta përdorë mungesën afatgjatë të Rodrit si justifikim në mbrojtjen e tyre të fundit për titullin e Premier Ligës.

1696716025802_cc725698-df36-48d5-803a-9da10d38ae00

Rodri është në Barcelonë duke pritur për një opinion të dytë për dëmtimin e gjurit të pësuar gjatë barazimit të së dielës kundër Arsenalit, por Siti frikësohet se ai mund të humbasë sezonin. Guardiola pranoi se 28-vjeçari do të mungojë për një periudhë të gjatë, por do të gjejë mënyra për të minimizuar humbjen.

“Ende nuk e kemi diagnozën përfundimtare, por ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, për një fare kohe, por ndoshta do të jetë më pak nga sa prisnim”, tha Guardiola.

“Nuk mund t’ju them sepse ne presim telefonatat nga ai dhe mjekët për të ditur saktësisht se çfarë ka dhe llojin e operacionit që duhet të bëjë. Nuk e donim si problem, por unë mendoj se do të kemi një sezon të mirë. Kam shumë besim te lojtarët e mi. Unë kam për detyrë të gjej një zgjidhje. Rodri është i pazëvendësueshëm dhe skuadra nuk do të luajë me mesfushorin më të mirë në botë për një kohë të gjatë. Sigurisht që është një goditje e madhe, e madhe për ne. Por është futboll, ka ndodhur dhe detyra ime është të gjej një zgjidhje, të jemi konkurrues siç kemi qenë për shumë vite. Rodri nuk është këtu, është një problem. Por a duhet të ankohem? Më vjen keq për të. Mesazhi është rikuperohuni sa më mirë që të jetë e mundur, ne ju presim dhe ecim përpara. Kjo është sfida. Shkoni në Njukasëll, përpiquni të fitoni, bëni atë që kemi bërë për shumë vite. Kaq e thjeshtë”. Guardiola zbuloi gjithashtu se ai i dërgoi një mesazh Mikel Artetës pas barazimit të Sitit me “Topçinjtë” dhe tha se struktura taktike e ish-asistentit të tij nuk ishte asgjë e re.

“Është OK, ata ishin të shkëlqyer”, shtoi shefi i Sitit. “Unë e admiroj atë që ata kanë bërë, nuk mund ta bëj këtë me ekipin tim. I thashë Mikelit, ata bënë mrekulli, nuk ishte një problem. Ata i njohin lojtarët e tyre dhe bëjnë atë që duhet të bëjnë. Kundërshtarët mund të luajnë si të duan. Na takon neve që ta menaxhojmë atë. Ne luajmë me shumë ekipe që luajnë në mbrojtje. A e dini sa herë skuadrat luajnë kështu? Miliona. Por rëndësi ka ajo që bëjmë ne”, përfundoi Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"