Gvozdenoviç largon presionin në prag të duelit me Dinamon: Lojtarëve u duhet vetëm përqëndrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 9:50

Gvozdenoviç largon presionin në prag të duelit me Dinamon: Lojtarëve u duhet vetëm përqëndrim

Skënderbeu kërkon rikthimin te rezultatet pozitive në ndeshjen e sotme me Dinamon në transfertë. Korçarët, pas humbjes me Teutën në shtëpi, duan maksimumin sot në “Elbasan Arena”, siç pohon edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç në një intervistë për “Panorama Sport”, ku ai tregon gjendjen e ekipit. Numri 1 i stolit të Skënderbeut thekson se ekipi i tij ka cilësi dhe mund të luftojë për fitoren kundër Dinamos.GVOZDENOVICIvan, humbja me Teutën e ka trazuar pak ambientin në Korçë. Si është situata në grup?

Vijmë nga një humbje në shtëpi dhe normalisht nuk jemi në momentin tonë më të mirë psikologjik. Ishte një humbje që na ngarkoi shumë, pasi me atë që kemi treguar në fushë në katër javët e para duhet të kishim më shumë pikë. Me Teutën e nisëm mirë, por nuk u treguam aq “të këqij” sa duhet për të mbyllur ndeshjen. E lejuam kundërshtarin të reagonte dhe të na përmbyste rezultatin. Nuk kemi luajtur keq, por nuk kemi shfrytëzuar rastet e krijuara. Kemi analizuar shumëçka nga ndeshja e fundit dhe duhet të përmirësohemi në shumë aspekte.

A gjykoni se 4 pikë në 4 javë janë pak për Skënderbeun?

Normalisht, janë pak. Nëse shohim raportin e pikëve të marra dhe lojës së zhvilluar në këto katër javë, duhej të kishimtjetër bilanc. Nuk dua të justifikohem, por kemi merituar më shumë me lojën që kemi zhvilluar. Që këtu duhet të nisemi për të bërë analizën e plotë sepse nuk kemi pikët e duhura nëkëtë moment.

Sa e vështirë do të jetë kundër Dinamos?

Do të jetë një ndeshje shumë evështirë, siç kanë qenë të gjithaato që kemi luajtur deri tani. Dinamo është një ekip i investuar dhe me pritshmëri, por duhet të hyjmë në fushë, dukemenduar vetëm për veten dheobjektivat e klubit tonë. Nukduhet të shohim çfarë bënkundërshtari, jo vetëm në këtëndeshje, por gjatë gjithë kampionatit.

Si shkon Skënderbeu në këtë takim?

Jemi të plotë, pasi edhe Janaqi është bashkuar me grupin, e kakaluar problemin fizik. Kemi njëekip të plotë në dispozicion dhedo të jetë e lehtë për të ndërtuar formacionin për këtë takim. Sigurisht që do të mundohemi tëbëjmë zgjedhjet e duhura, që tëhedhim në fushë një ekip që ipërgjigjet kërkesave të këtijtakimi.

Një skuadër që krijon, por shënon pak. A ka një manovër te re Gvozdenoviç?

Mendoj se ekipi shprehet mirënë fushë. Ju keni të drejtë, pasinuk kemi finalizuat shumë nëkëto javë, por nuk duhet të krijojmë presion mbi lojtarët. Janëduke bërë mirë dhe duhet vetëmpak më shumë përqendrim. Kjoështë ajo që kërkoj.

Një barazim në të tilla kushte, do të ishte mirë për ju?

Nuk mund të them se barazimiështë rezultati që duam. Nejemi Skënderbeu dhe në çdondeshje do të hyjmë për tëdhënë maksimumin. Futbolli i katë tre rezultatet, do të mundohemi të japim maksimumindhe më pas të shohim çfarë dotë marrim.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"