Postuar: Nëntor 16, 2024 | 16:38
Gvozdenoviç merr sinjale të mira nga Skënderbeu, bardhekuqtë mposhtin ekipin e Kategorisë së Parë në miqësore
Skënderbeu ka mposhtur 2 me 1 Pogradecin në takimin e sotëm miqësor. Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka marrë kështu sinjale pozitive nga bardhekuqtë e aktivizuar, pasi mposhtën ekipin e Kategorisë së Parë.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1 me 1. Ishin korçarët që shënuan të parët me Çuçkën në stadiumin e tyre, por më pas barazuan liqenorët me Danladin.
Për të vulosur miqësoren mendoi Frenkin te Skënderbeu. Ky i fundit shënoi golin e fitores.
Rezultati
Skënderbeu 2-1 Pogradeci
Çuçka, Frenklin / Danladi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"