Gyndoan bie dakord me Pep Guardiolën, agjenti në Angli për transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 19:22

Gyndoan bie dakord me Pep Guardiolën, agjenti në Angli për transferimin

Janë përmendur klubet arabe, është përmendur Gallatasaraji… Por destinacioni i vetëm për Ilkaj Gyndoan në këtë merkato vere do të jetë Mançester Siti. Në Spanjë dhe në Angli ja në të qartë se një vit pas largimit të tij nga “Qyretarët”, Ilkaj Gyndoan do të kthehet sërish nën urdhrat e Pep Guardiolës.

1258413317.0

Ka mjaftuar një telefonatë mes të dyve për të zgjidhur gjithçka, me teknikun e kampionëve të Anglisë që i ka çelur derën e kthimit mesfushorit gjerman. Gyndoan dëshironte të provonte aventurën e të luajturit për Barcelonën, një klub që e tërhiqte gjithmonë dhe zgjodhi të refuzonte propozimet e ndryshme të rinovimit që i dërgoheshin në verën e vitit 2023.

Ai u transferua falas te klubi i Barçës dhe në të njëjtën mënyrë do të rikthehet te Mançester Siti. Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta “AS”. Barcelona nuk është në gjendje të kërkojë ndonjë shumë për lojtarin dhe dëshpërimisht ka nevojë për një rrugëdalje që të jetë në gjendje të regjistrojë nënshkrimin e saj të verës, Dani Olmo.

Kjo do të thotë me shumë gjasa se Gyndoan do të marrë kartonin nga klubi blaugrana dhe do të largohet si lojtar i lirë, diçka që shihet pozitive si për Barcelonën, ashtu dhe për Sitin sikurse dhe për vetë lojtarin. Në fakt, Gyndoan është treguar mjaft mirëkuptues me Barcelonën. Pasi zbuloi se klubi po e shtynte të largohej për arsye ekonomike, ai bëri të gjitha llojet e marrëveshjeve.

Lojtari ka një vlerë prej rreth 20 milionë euro bruto, që për Barcelonën do të ishte një lehtësim i madh, pasi do ta ndihmonte në operacionet e tjera në merkato. Ndërkaq, mesfushori 34-vjeçar ka lejen e Guardiolës për t’u rikthyer te Mançester Siti. Por tani do të duhet të arrijë marrëveshje me klubin e Premier Ligës, ndonëse nuk priten shumë probleme në këtë drejtim pasi “Qytetarët” duan ta kenë mesfushorin në përbërje. Marrëveshja duket mjaft e mundshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"