Hadroj është emri i fundit, te Partizani fituan 3 milionë euro në katër vite nga shitjet
Në vitet e fundit Partizani është shndërruar në një nga klubet që ka përfituar më shumë të ardhura nga shitjet në Kategorinë Superiore.
Të kuqtë që nga viti 2020 kanë arkëtuar një total prej afro 3 milionë eurosh nga shitjet e lojtarëve. Padyshim goditja më e madhe ka qenë ajo e Xhuliano Skukës, i shitur te Metzi para afro dy vitesh për plot 1.4 milionë euro, çka përbën rekord edhe për futbollin shqiptar si shitja më e madhe. E dyta më e shtrenjtë është ajo e Matondos në Turqi për afro 600 mijë euro. Kongolezi është bërë element kryesor i Hatajsporit.
Pas tij vjen një tjetër mesfushor, Maget Gueje, i transferuar te Racing Santander për 500 mijë euro gjatë verës së shkuar. Sakaq, të kuqtë kanë arkëtuar 150 mijë euro nga Trashi dhe po aq nga Hadroj së fundmi.
Edhe Esat Mala u shit te Giresunspor për 100 mijë euro para tri vitesh. Shifra jo të këqija, megjithëse me siguri në klub nuk janë edhe aq të kënaqur, pasi nga të gjithë përveç Skukës mund të kishin fituar shumë më shumë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"