Haland i mbyll derën PSG-së, milionat nuk e largojnë nga objektivi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2024 | 14:04

Haland i mbyll derën PSG-së, milionat nuk e largojnë nga objektivi

Erling Haland nuk është i interesuar për të kaluar te PSG. Klubi francez është i gatshëm për t’i ofruar kushtet e duhura financiare sulmuesit norvegjez, por ky i fundit nuk e konsideron një opsion.

Erling Haland

Nga Haland dihet tashmë dëshira për t’u larguar nga Mançester Siti. Për këtë dhe nuk e ka rinovuar kontratën që përfundon në vitin 2027.

Haland kërkon një kalim në Spanjë. Dhe sigurisht që atje gara më e madhe do të jetë mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Në Madrid tashmë është Mbape kështu që katalanasit kanë një arsye për të qenë një hap përpara. Për më tepër që dhe Levandovski është 36-vjeç dhe nevojitet një zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"