Haland tremb, por zikaltrit kanë besim tek “ujku” Açerbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 18:42

Haland tremb, por zikaltrit kanë besim tek “ujku” Açerbi

Erling Haland ka shënuar 9 gola në 4 ndeshjet e para të Premier Ligës dhe është rreziku kryesor për skuadrën e Interit. Mirëpo, Inzagi ka armën për ta ndalur: Françesko Açerbi.

sssasdsadasd

Sipas “Corriere Dello Sport”, ideja e trajnerit zikaltër është ajo për të risjellë sërish në fushën e lojës formulën e Stambollit, kur numri 15 zikaltër nuk i la kurrë asnjë shans sulmuesit norvegjez. Açerbi luajti me një markim asfiksues ndaj bomberit të Guardiolës, duke i marrë kohën dhe hapësirën. Ia doli që të mbërrinte përpara tij në çdo top duke e detyruar që të bënte një nga ndeshjet më të dobëta të karrierës. Açerbi në këto sezonet e fundit është shndërruar në një specialist për markimin e sulmuesve me karakteristika të tilla.

Ai ia ka dalë që të jetë fitues i dueleve kundër Zhirusë, Osimhenit, Halandit dhe Lukakut. Ish-lojtari i Lacios ka eksperiencë të jashtëzakonshme, pavarësisht se karta e identitetit nuk është më e njëjta si më parë. Ka fituar duele pafund dhe shpreson që të vazhdojë kështu edhe sot në mbrëmje. Edhe për faktin që kontrata e tij skadon në vitin 2025 dhe në ndeshje të tilla mund të fitojë të drejtën që ta rinovojë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"