Hamiti-Xhaja, “bilbilat” më të preferuar të derbit Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2024 | 17:03

Hamiti-Xhaja, “bilbilat” më të preferuar të derbit Tirana-Partizani

Në 3 vite futboll, ku janë luajtur 15 derbe, një rol të veçantë zë edhe gjyqtari. Katër janë arbitrat e Superiores, të cilët kanë dominuar derbet, Hamiti, Xhaja, Cjapi dhe Ferataj.

xhaja derbi

Gjyqtarët kanë drejtuar në 15 derbet e fundit. Xhaja dhe Hamiti kanë arbitruar respektivisht nga 6 dhe 6 sfida, ndërsa surpriza është Cjapi që ka arbitruar në dy sfida.

Një sfidë është drejtuar nga Olsid Ferataj. Edhe një sy pak i stërvitur, ngacmohet nga mungesa e Enea Jorgjit. Për të parë gjyqtarin e FIFA-s në një derbi, duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në Partizani-Tirana 1-0, në 21 janar 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"