Hansi Flik flet për gjendjen e Jamal: Do të luajë nesër, ja situata me De Jong

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2024 | 14:10

Hansi Flik flet për gjendjen e Jamal: Do të luajë nesër, ja situata me De Jong

Barcelona do të presë nesër Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga. Në prag të kësaj sfide, trajneri Hansi Flik ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. 

flik

Lamin Jamal është kthyer, është gati për të luajtur. Nuk e di nëse ai do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë, por ai do të luajë. Mendoj se ekipi është i përgatitur mirë. E pamë në seancë. Disa lojtarë po kthehen, jemi në një situatë të mirë.”

Frenki de Jong: “Deri më tani ai ishte i lënduar dhe tani po përparon mirë, personalisht tre ose katër javë më parë, kur filloi të luante, ai kishte një mentalitet tjetër. Ai do të kthehet, por kërkon kohë.

125 vjetori i Barcelonës: “Ky klub është befasues, i pabesueshëm. E thashë kur mbërrita për herë të parë. Më bëri përshtypje klubi. Ne punojmë lirshëm, mund të bëjmë atë që na duhet. Kur eci për në qytet është shumë bukur të shohësh sesi tifozët flasin me mua dhe sa miqësor janë ata, është kënaqësi të jesh këtu, është shumë më tepër se një klub, është vërtetë një nder i madh të jesh trajner i Barcelonës, por tani është e drejtë që të fokusohem te Las Palmas”, përfundoi Flik. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"